MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Berisha i bindur për Durrësin dhe Elbasanin: Do fitojmë!

26.04.2023 - 11:00

Sali Berisha thotë se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan, respektivisht Igli Cara dhe Luçiano Boçi, po shënojnë suksese shumë të mëdha në garën e tyre drejt zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

I ftuar në emisionin “Log”, Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe janë të sigurt se do të korrin fitore. Sipas ish-kryeministrit, këtë e ndjen edhe vetë Edi Rama.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurt në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë I tronditur.

Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Sali Berisha.