Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i akuzuar për krime lufte, u shpreh sot në Hagë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.
Në fjalimin e tij para Speciales këtë të martë, Selimi theksoi se -ja nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.
“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, tha ai.
Selimi theksoi më tej se: “Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, teksa nënvizoi se Kosova nuk ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.
Selimi u shpreh me bindje se të ish-anëtarët e UÇK do të kthehen në vendin e tyre të lirë, për të cilën punuan dhe luftuan, Kosovën.
“Besoj që të gjithë bashkë do të kthehemi në vendin tonë të lirë për të cilin punuan”, ka thënë Selimi.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte kundër njerzimit, vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer 1998 – 1999 në disa vende në Kosovë, në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut, nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve që nuk merrnin pjesë në luftime.