MENU
klinika

"Sot ne fillojmë një kapitull të ri"

Shakira i jep “lamtumirën” Barcelonës

04.04.2023 - 10:42

Shakira i ka dhënë lamtumirën Barcelonës me një status vërtetë të ndjerë. Nëpërmjet disa rreshtave këngëtarja kolumbiane ka njoftuar dhe falënderuar ndjekësit e saj, duke shtuar se nga sot ajo dhe dy djemtë e saj hapin një kapitull të ri në jetën e tyre.

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, gjë që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë.”

Faleminderit të gjithëve që surfuan me mua në valët e Barcelonës, qyteti në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre,”-shkruan ndër të tjera Shakira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Kujtojmë që artistja dhe dy djemtë e saj do të zhvendosen në Miami, pasi ajo e pa të paarsyeshme vazhdimin e jetesës në një qytet me ish-partnerin e saj Gerard Pique. Ky i fundit sigurisht që u shpreh i mërzitur për faktin që do t’i ketë fëmijët e tij larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat