MENU
klinika

Në sy të fëmijëve

Dalin fotot e sherrit mes Shakirës dhe Pique

15.09.2022 - 15:26

Pak kohë më parë Shakira dhe Gerard Pique njoftuan zyrtarisht për divorcin e tyre. Teksa shumë njerëz mendonin se çifti i famshëm po ndahet në paqe, në mediat e huaja janë publikuar disa fotografi nga debati i tyre i fundit së bashku.

Këngëtarja me famë botërore dhe futbollisti i famshëm duket se janë ndarë pas një sherri të ashpër në sy të dy fëmijëve të tyre, në një jaht. Nga fotografitë e bëra virale, 45-vjeçarja dhe 35-vjeçari shfaqen duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.

Para pak kohësh, këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me partnerin e saj futbollist, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi i Barçës ende aktiv me futbollin

Dy kushtet e Pique që fëmijët të shkojnë me Shakirën

Ka pranuar t`ia falë tradhtinë disa herë?

Dalin detajet e reja të ndarjes së Shakirës me Pique