MENU
klinika

Thyen heshtjen për herë të parë

Shkak i ndarjes tradhtia e saj? Reagon Demet Özdemir

21.04.2023 - 11:20

Ka zgjatur vetëm shtatë muaj martesa e çiftit të njohur turk, Demet Özdemir dhe Oguzhan Koç.

Në media u raportua që Demet e kishte tradhtuar Oğuzhan Koç-in me një drejtor dhe kjo solli ndarjen e tyre. Pretendohet se bëhej fjalë për këtë aktore në lajmet me titull “Një regjisor i martuar në një lidhje me një aktore të martuar” që pushtuan rrjetet sociale.

Por Özdemir e theu heshtjen për herë të parë pas lajmit të bujshëm. Duke folur për gazetën vendase “Sabah”, ajo i hodhi poshtë me forcë të tilla pretendime dhe sqaroi se nuk ka pasur tradhti, por vetëm krizë në martesën e tyre.

“E dija që do të ndodhnin gjëra të tilla. Nuk ka akuza të veçanta për ne. Këto janë lajme të trishtueshme, nuk janë reale. Do të ketë një divorc të pakontestueshëm. Akuzat për tradhti nuk janë të vërteta”, ishte komenti i saj.