MENU
klinika

Shpëtojnë dy të moshuarit

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec

13.04.2023 - 10:26

Një bombol gazi ka shpëthyer mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se bombola ka shpëthyer, pasi dy të moshuar që jetonin në shtëpi, po konsumonin kafenë e mëngjesit.

Por fatmirësisht shpërthimi nuk ka lënduar dy të moshuarit. Bombola ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati. Ndërkohë që dëmet materiale në banesë janë të shumta. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjërrfikëse si dhe policore dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.