MENU
klinika

Analiza

Si Putin i ka në dorë edhe sot oligarkët sot…

05.04.2023 - 08:30

Presidenti rus Vladimir Putin fitoi rreth 122,000 euro në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të shtetit. Pavarësisht nga kjo shifër, njeriu që dërgoi tanke në Kiev dhe me raketat që hodhi vrau fëmijë dhe civilë ukrainas, konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në botë. Askush nuk e di saktësisht se sa para ka në bankë kreu i Kremlinit, as se çfarë lloj pasurie zotëron, por mendohet se shkon deri në 228 miliardë euro. Nëse kjo llogaritje është e vërtetë, atëherë lë pas edhe njeriun zyrtarisht më të pasur në botë aktualisht: miliarderin francez dhe manjatin e markave luksoze si Hennessy e Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili është në krye të listës së Forbes për momentin. Megjithatë, duket se Putin ia kalon edhe atij.

Privatizimi i pronave ruse

Të gjitha përpjekjet për të provuar se cilat asete janë realisht në pronësi të presidentit rus në Federatën Ruse, deri më tani kanë qenë kryesisht të kota dhe janë “shuar” me shpejtësi nga Kremlini. Putini filloi të “grumbullonte” pasuri personale gjatë ardhjes së tij në pushtet në fillim të viteve 1990. Ai e filloi karrierën e tij politike si këshilltar i kryebashkiakut të Shën Petersburgut, përpara se të transferohej në Moskë dhe të punonte në Kremlin, ku përparoi nën kujdesin e administratës së Boris Jelcinit, shkruan Slobodna Dalmacija.

Rusia më pas u zhyt në trazira ekonomike pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe qeveria kishte nevojë të dëshpëruar për kapital. Putini, si një ish-anëtar i KGB-së me një rrjet bashkëpunëtorësh në shërbimet sekrete, ishte me të vërtetë i përfshirë në marrëveshjet në lidhje me ‘konvertimin e pronës’ fitimprurëse ruse, domethënë privatizimin e aseteve të mëdha të zotëruara më parë nga shteti sovjetik. Nën administrimin e Jelcinit, Putini dhe një sërë këshilltarësh të tjerë ekonomikë ia ‘shitën’ këto asete një grupi të vogël biznesmenësh.

Borxhet e oligarkëve

Mjafton të kujtojmë Miroslav Kutlën, Josip Guciqindhe versionin e famshëm kroat të këtij procesi post-socialist, për të krijuar një përshtypje se si mund të ishte dukur në një Rusi shumë më brutale dhe shtazarake. Njerëzit atje u bënë multimilionerë, oligarkë brenda natës dhe morën kontrata fitimprurëse shtetërore për shfrytëzimin e burimeve minerale. Me ndërmjetësimin e ish-spiunëve, me marrëveshje u krijua një ‘klasë e re’. Natyrisht, ranë dakord për miliona ryshfet si dhe klauzola për besnikëri dhe vartësi të përhershme. Më vonë, miliarda nga të ardhurat në sektorët fitimprurës si nafta, gazi, telekomunikacioni dhe minierat shkonin rregullisht tek ata që bënë të mundur gjithçka. Edhe sot e kësaj dite, të gjithë oligarkët rusë e dinë shumë mirë se gjithë pasurinë ia kanë borxh Putinit. Të pabindurit, si Mikhail Khodorkovsky, janë larguar ose nga bota e biznesit ose nga bota e të gjallëve. Për shumë dekada, Putin ka qenë i lirë të marrë atë që dëshiron nga kushdo ose t’i përdorë ata si ndërmjetës për të kamufluar pasurinë e tij personale përmes një rrjeti kompleks kompanish fantazmë, banka dhe transaksione sekrete.

Participants watch Russian President Vladimir Putin’s addressing a plenary session of the St. Petersburg International Economic Forum in St.Petersburg, Russia, Friday, June 17, 2022. Putin began his address to the St. Petersburg International Economic Forum with a lengthy denunciation of countries that he contends want to weaken Russia, including the United States who, he said, “declared victory in the Cold war and later came to think of themselves as God’s own messengers on planet Earth.” (AP Photo/Dmitri Lovetsky)

Kështjella 1 miliard dollarë

Lideri i opozitës, tanimë i burgosur, Alexei Navalny botoi dikur vetëm një pjesë të historive nga ai mozaik, si ndërtimi i kështjellës së Putinit prej 18 mijë metrash katrorë në Detin e Zi, që u financua plotësisht nga oligarkët rusë. “Vlera e saj i kalon një miliardë dollarë: është një ndërtesë që me pasurinë, tavanet e saj të praruar, kolonat korintike mermeri, vreshtat, banjat turke, pishinat dhe pistat e hokejve, ia kalon edhe Pallatit Britanik Buckingham apo Versajës franceze”, shkruan Slobodna Dalmacija. Problemi me çdo pasuri të jashtëzakonshme është se pronari i saj beson lehtësisht në plotfuqinë dhe pavdekësinë e tij, por edhe në faktin se ai mund të marrë lehtësisht më shumë prej saj. Valentin Pugachev, një nga ish-oligarkët dhe bankierët rusë që i mbijetoi persekutimit politik të Putinit dhe iku në Perëndim, tha dikur: “Gjithçka që është në territorin e Federatës Ruse, Putini e konsideron pronën e tij. Dhe ai me të vërtetë do të jetë njeriu më i pasur në botë. Derisa të largohet nga pushteti, ose derisa të ekzekutohet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpjekja për të ndaluar luftën

A janë efektive sanksionet kundër Rusisë?