MENU
klinika

Analiza

Si Trump ia shiti Ukrainën Putinit..

13.04.2023 - 08:30

“Nëse do isha unë president, do t’i jepja fund luftës brenda 24 orëve”, kështu është mburrur shpesh Donald Trump, por shpesh ekspertët e kanë konsideruar si idiotësi. Megjithatë, duket se presidenti amerikan paska patur vërtet një shtysë, që e bënte të ishte i sigurt e ta thoshte me zë të lartë idenë e tij.Presidenti rus Vladimir Putin kishte pritur për një sinjal nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për të marrë disa pjesë të Ukrainës për vite me radhë përpara se Rusia të fillonte një pushtim të të gjithë vendit. Ky përfundim ka dale në dritë nga korrespondenca me shkrim midis ish-kryetarit të fushatës së Trump, Paul Manafort dhe ndihmësit të Kremlinit, Konstantin Kilimnik. Aty theksohet se Putini priste “një shkelje syri” nga ish-presidenti republikan që të niste gjithçka, siç ka pohuar edhe ish-prokurori i Mueller, Andrew Weissmann.

“Pazaret” për Ukrainën

Duke folur me prezantuesen Margaret Hoover, Weissmann tha se ky ishte “një tregues kaq i qartë i asaj që Vladimir Putin po përpiqej të bënte”. Weissmann ishte një nga zëvendësit kryesorë të Prokurorit Special Robert Mueller gjatë hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat rezultuan në Raportin Mueller. Pas publikimit të tij, në gusht 2020, Komiteti i Inteligjencës së Senatit zbuloi se Kremlini nisi një “përpjekje agresive, të shumëanshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016”.

US President Donald Trump (R) looks at Russia’s President Vladimir Putin as they take their places for a family photo, during the G20 Leaders’ Summit in Buenos Aires, on November 30, 2018. – Global leaders gather in the Argentine capital for a two-day G20 summit beginning on Friday likely to be dominated by simmering international tensions over trade. (Photo by Alexander NEMENOV / AFP) (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)

Paul Manafort, i cili drejtoi fushatën e Trump për disa muaj, ka punuar me figura ukrainase të mbështetura nga Rusia dhe Moska, përfshirë Kilimnik.“Kilimnik dhe Manafort krijuan një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme që do të zgjaste deri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe më tej”, thuhet në raportin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Manafort “diskutoi me Kilimnik një plan paqeje për Ukrainën lindore nga i cili do të përfitonte Kremlini”, thuhet në raport.

Pushtimi i Krimesë

Që nga fillimi i karrierës së tij politike, Trump e ka mbështetur Putinin në shumë mënyra dhe përpjekjen e rusëve për ta nënshtruar Ukrainën. Për vite me radhë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe drejtuesit të famshëm të pasurive të paluajtshme u “kanalizuan” nga paratë. CNN shkruan se Putini e aneksoi Krimenë në vitin 2014, pasi ish-lideri pro-rus i Ukrainës iku në Rusi dhe u këshillua pikërisht nga konsulenti amerikan, Paul Manafort. “Njerëzit e Krimesë, nga sa kam dëgjuar, më mirë do të ishin me Rusinë sesa atje ku ishin”, tha Trump në vitin 2016. Ky kishte qenë edhe justifikimi i Putinit për pushtimin. Madje, gjatë presidencës së tij, Trump kërkoi që Rusia t’i bashkohej G7, organizatës së ekonomive kryesore industriale në botë. Administrata e tij vendosi disa sanksione të reja ndaj Rusisë me insistimin e zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe Kongresit, por vetë Trump kundërshtoi.

web_Trump and Putin

Skenari katastrofik i Trump-it

Trump e ka treguar disa herë se në luftën e paligjshme të Ukrainës, ai mban anën e mikut të tij Putinit. Madje pushtimin e ka quajtur “lëvizje gjeniale”. Rreth një muaj më parë, republikani tha se kishte gjëra që mund t’u thoshte Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putinit, të cilat ai garantonte se do t’i jepnin fund luftës “menjëherë”, por pa dhënë detaje. Dy javë më parë, Trump tha se plani i tij sekret përfshinte futjen e Zelensky-t dhe Putinit në një dhomë, ku ata “të plasnin kokat” dhe të arrinin një marrëveshje. Sigurisht, ky nuk është një plan i vërtetë. Më vonë, në një intervistë në radio për Fox News, ish-presidenti zbuloi se për t’i dhënë fund luftës gjithçka që duhej të bënte ishte ta linte Rusinë të merrte disa pjesë të Ukrainës, zonat rusisht-folëse. Ndonëse pjesë të intervistës u fshinë më vonë, ishte i qartë vizioni i Trump, që do të ishte katastrofik për Ukrainën nëse do të bëhej realitet. Kjo do të ishte një fitore për Putinin, duke i forcuar idenë se ka “bekimin” e Shteteve të Bashkuara, dhe mund ta nxiste presidentin rus të niste mbase të tjera luftëra, me vende të tjera veç Ukrainës. Megjithatë, kjo do të kënaqte miqtë e Trumpit në Moskë, dhe për të kjo është shumë e rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”