MENU
klinika

Profili i Kemal Kilicdaroglu

Si u ngrit në pushtet “Gandi turk” dhe u bë rivali i Erdoganit…

27.04.2023 - 09:30

Zgjedhjet e përgjithshme në maj duket se do të jenë sfida më e madhe me të cilën është përballur presidenti Erdogan që nga ardhja në pushtet, njëzet vjet më parë. Megjithatë, nga ana tjetër, edhe për rivalin e tij, një ekonomist 74-vjeçar, Kemal Kilicdaroglu, lider i Partisë Republikane Popullore (CHP) që nga viti 2010, mposhtja e Erdogan është sfida më e rëndësishme politike të karrierës së tij pas njëzet vitesh si deputet luftarak i opozitës.

Nga nëpunës shteti në politikan

I lindur në vitin 1948 në lindje të vendit, djali i një çifti zyrtarësh publikë, Kilicdaroglu ka qenë për shumë kohë një zyrtar shtetëror i vlerësuar nga kolegët e tij dhe nga vendimmarrësit turq. Pas diplomimit në Ekonomi, fillimisht punoi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si praktikant dhe që në fillim të karrierës së tij ishte i interesuar për problemet e vjedhjes së fondeve publike. Ai ndoqi kurse specializimi në Francë për këtë dhe për 12 vjet, nga viti 1971 deri në vitin 1983, vazhdoi një karrierë si zyrtar i dalluar në luftën kundër korrupsionit. Po atë vit u emërua zëvendësdrejtor i Departamentit të Tatimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Turqisë. Atij iu besua drejtimi i SSK-së në vitin 1991. Në vitin 1994, ai u emërua Zyrtari i Vitit. Më vonë vendosi ta bënteCPH-në, shtëpinë e tij politike, pas 54 viteshpa kartë anëtarësie.

Erdogan denounces assault on CHP leader

Ngritja politike

Në vitin 2002, viti i ngritjes politike të Erdoganit, erdhi edhe koha që ekonomisti kemalist të kandidonte për parlamentin në Ankara. CHP, e cila mbeti jashtë Parlamentit pas vitesh protagonizmi në 1999, u rikuperua duke dyfishuar konsensusin e saj nën udhëheqjen e Deniz Baykal dhe hodhi themelet për një rikthim aktiv në politikën kombëtare. Partia u bë socialdemokrate, pluraliste, e hapur ndaj lidhjeve me Perëndimin. Dhe mes protagonistëve të kësaj kthese ishte edhe Kilicdaroglu, i zgjedhur për herë të parë në parlament dhe më pas i rikonfirmuar pesë herë të tjera deri në zgjedhjet e fundit në 2018.Në vitin 2009, Kilicdaroglu ishte kandidati i CHP-së për kryebashkiakun e Stambollit, bastioni i Erdoganit. Ai humbi por në Parlament Kilicdaroglu vazhdoi punën kundër korrupsionit. Këto ishin parakushti për zgjedhjen e Kilicdaroglu për të udhëhequr Kemalistët në vitin 2010, kur Kongresi i CHP i dha detyrën që mban ende sot.

Rivali numër një i Erdoganit

Meqenëse CHP është stabilizuar si forca e dytë e Turqisë në çdo zgjedhje politike dhe presidenciale, Kilicdaroglu ka mbajtur rolin e liderit të opozitës që nga viti 2010, që e ka bërë atë rivalin numër një të Erdoganit. Partia e tij u konsolidua në pushtet për shkak të represionit politik pas grushtit të shtetit të korrikut 2016. Kilicdaroglu i ofroi Erdoganit mbështetje kundër puçistëve. Por në vitin 2019, një marrëveshje strategjike e nënshkruar me kurdët garantoi fitoren e partisë në zyrat administrative të Stambollit dhe Ankarasë. Dhe Kilicdaroglu u portretiza si armiku numër një i Erdoganit. “Kilicdaroglu është antiteza e Erdoganit,” i tha  New York Times Asli Aydintasbas , një studiuese e Turqisë në Institutin Brookings .

CHP Genel Başkanı Kılıçdaroğlu, Cumhurbaşkanı Erdoğan'a 50 bin lira manevi tazminat ödeyecek - Türkiye Gazetesi

“Ndërsa agresioni politik dhe ashpërsia e tonit janë shenjë dalluese e Erdoganit, Kilicdaroglu është një zotëri me zë të qetë.”Kilicdaroglu, i cili mund të bëhet presidenti i 13-të i Republikës Turke, njihet edhe për qetësinë e tij. Nofkat e tij publike janë “Gandhi-Kemal” për shkak të ngjashmërisë së tij në pamje dhe stil me Mahatma Gandhi ose “Forca e Qetë” dhe “Xhaxhai Demokratik”. Erdogan bën fushatë duke u fokusuar në nacionalizmin islamik, dhe politikën e jashtme. Opozita dëshiron të kundërpërgjigjet duke sulmuar një axhendë ekonomike që konsiderohet katastrofike, e bazuar në një menaxhim të pamatur të kursit të këmbimit dhe që e ka çuar inflacionin në Turqi në 85%, ka përkeqësuar krizën industriale dhe ka varfëruar periferitë. A do të mjaftojë kjo për të marrë bastionet e Erdoganit? A do të mjaftojë konsolidimi i demokracisë për ndërrimin e pushtetit? Ka mundësi. Dhe Kilicdaroglu dëshiron të kurorëzojë, në moshën 74-vjeçare, garën e tij për fronin më të lartë politik në vend, duke rrëzuar Erdoganin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


17 mijë njerëz të paditur në 4 vjet!

Erdogan mund të fyejë këdo, por nëse dikush fyen atë…