MENU
klinika

Kush do vritej?!

SPAK nis hetimet për armët e gjetura në Durrës

10.04.2023 - 22:05

Hetimet për pistoletat e kapura ditën e sotme në portin e Durrësit do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dyshohet se armët e zbuluara do të transportoheshin në funksion të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal në Angli.

Rrezikshmëria që mbartin akte kriminale si trafiku ndërkombëtar i armëve, i mbetur në tentativë në këtë rast, si dhe zbulimi i aktivitetit të grupeve kriminale që veprojnë në Angli, do t’i transferojnë hetimet për këtë rast në Tiranë.

Strukturat e posaçme pritet të hetojnë në lidhje me trafikimin e armëve mbetur në tentativë dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, duke nisur nga porositësit e mallit të ndaluar, blerësit, shitësit, transportuesit dhe për çfarë do të përdoreshin ato.

Edhe roli i transportuesit pritet të qartësohet më tej nga marrja në pyetje e shoferit të furgonit që është arrestuar nga policia.

Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në Portin e Durrësit iu gjetën armë në furgonin me të cilin ai po lëvizte.

Ndersa është ndaluar Jetmir Koloshi, të cilit iu gjetën 8 pistoleta. Ngarkesa e dyshimtë u konstatua fillimisht kur mjeti ka kaluar në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit e skanerit.
Policia në port ka ushtruar kontroll fizik në furgonin tip Mercedes Benz, dhe në bagazh është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë, e mbështjellë me letër transparente.

Në brendësi të tavolinës ndodheshin të fshehura 8 pistoletat dhe municion për to.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

Një rrëfim ndryshe nga të tjerët...

“Çuni i mirë, Jim Morrison”

Hetimet e SPAK/ Paralajmëron gazetari Artan Hoxha

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”