MENU
klinika

Analiza

Strategjia “Anakonda”, si do ta gëlltisë Kina Tajvanin

15.04.2023 - 09:30

Klima midis Kinës dhe Tajvanit mbetet e tensionuar, sidomos pas zhvillimeve të fundit. Gjithashtu të martën, ministri i mbrojtjes i Taipeit tha se ishin shqetësuar nga prania e 8 anijeve luftarake dhe 26 avionëve në rajon. Operacionet janë konsideruar nga media shtetërore kineze si “rutinë”, por të gatshme për t’u bërë “gjithnjë e më intensive dhe të orientuara nga lufta”. Edhe nëse lufta duket ende një hipotezë e largët, frika është se Pekini synon të zvogëlojë hapësirën për manovrim. “Ata duan të transformojnë ngadalë ngushticën në një det të brendshëm”, konfirmon një zyrtar i mbrojtjes. Objektivi? Armatimi i bregut lindor. Dhe përdorimi i aeroplanmbajtëses Shandong, i aftë për të pritur 24 deri në 32 avionë, nuk është rastësi.

Strategjia “Anakonda”

Në të vërtetë, Kina po përpiqet të rrisë aftësinë e saj për të kontrolluar rrugën për në Paqësor. Vetëm nga atje Taipei mund të merrte ndihmë nga jashtë. Pra, e përkthyer: synon ndalimin e furnizimeve, shterimin e rezervave të energjisë dhe çon në nisjen e negociatave për shkallën e autonomisë. Prandaj quhet “strategjia Anakonda”.

Qëllimi i vërtetë i qeverisë së Pekinit është të detyrojë Tajvanin të bashkohet pa asnjë të shtënë, duke e detyruar qeverinë të kapitullojë. Pra si gjarpri anakonda, preja shtypet derisa nuk mund të rezistojë më, pastaj gëlltitet i tëri. Qartazi, strategjia përfshin lëvizje të të gjitha llojeve, që përfshijnë përpjekje diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, si dhe përpjekje për të destabilizuar shoqërinë e Tajvanit nga brenda.

Bllokada detare

Lin Ying-yu nga Instituti i Studimeve Strategjike të Universitetit Tamkang, është i bindur se “një bllokadë detare mund të jetë strategjia e ardhshme kineze”. Kina mund të vendosë një bllokadë, duke dërguar anije dhe nëndetëse për të parandaluar hyrjen ose daljen e anijeve nga portet e Tajvanit. Mund të përdorë avionë luftarakë dhe raketa për të dominuar qiellin.Edhe një bllokadë e kufizuar do të kërcënonte një nga rrugët tregtare më të ngarkuara në botë. Pjesa më e madhe e trafikut të anijeve në ngushticën e Tajvanit shkon në portet e Kaohsiung dhe Taichung në perëndim të ishullit. Ekspertët e shohin një bllokadë si një strategji që i jep Kinës fleksibilitet për të shtrënguar ose liruar një lak rreth Tajvanit, në varësi të objektivave të saj. Në një konflikt të vërtetë për të kapur Tajvanin, Kina do të kërkonte gjithashtu të përdorte propagandën, dezinformimin, luftën kibernetike dhe mjete të tjera me shpresën për të patur mbështetjen e kinezëve dhe për të shkaktuar frikë në Tajvan dhe në mbarë botën.Në këtë skenar, Kina do të përpiqet të nënshtrojë Tajvanin, mbase edhe pa shpëthyer lufta, që e ka përmendur aq shpesh.

Lufta në Tajvan gati të shpërthejë, zbulohet strategjia

Roli i Amerikës

Por gjithçka do të varet nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Pekinit, janë SHBA ato që kanë sjellë përshkallëzim diplomatik prej vitesh. Me gjithë trimërinë e Pekinit për vendosmërinë e tij për të “mbrojtur” një sovranitet mbi Tajvanin që nuk e ka ushtruar kurrë në fakt, Kina do të hezitojë të sulmojë ushtrinë amerikane në mënyrë kinetike nga frika e përshkallëzimit në një konfrontim të pakontrollueshëm. Megjithatë, ajo mund të ndëshkojë Tajvanin. Burimet kineze kanë paralajmëruar për veprime të mëtejshme, dhe Uashingtoni duket se nuk dëshiron të bëjë asgjë që mund të kalojë vijat e kuqe të Pekinit. Dhe, duhet theksuar, kjo frikë i shërben pikërisht strategjisë së anakondës: shtrëngimi gradual do të vazhdojë. Mosveprimi i vazhdueshëm amerikan thjesht do të vërtetojë bindjen e Xi se këto politika po funksionojnë. Anakonda mund të gëlltisë prenë e saj, bashkë me besimin ndërkombëtar në vullnetin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur parimet e saj dhe demokracinë. Duhet bërë më shumë për të luftuar strategjinë. Vizitat reciproke të nivelit të lartë janë shumë të rëndësishme. Marina e SHBA duhet të dërgojë rregullisht anijet e saj, duke përfshirë grupet e betejës së aeroplanmbajtësve, përmes ngushticës së Tajvanit; forcat e saj ajrore duhet të kryejnë patrulla në zonë. Stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis SHBA-së dhe ushtrisë së Tajvanit duhet të bëhen rutinë.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?