Në bashkinë e Elbasanit për herë të parë do të votohet në mënyrë elektronike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan janë instaluar për demonstrim pajisjet elektronike të votimin dhe numërimit.
Pajisjet do të qëndrojnë në këtë ambient për 10 ditë në mënyrë që qytetarët të njihen me procesin dhe të mos hasin vështirësit.
Operatorët shpjegojnë zhvillimin e procesit.
Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se pajisja garanton 100 % siguri nga sulmet e mundshme kibernetike dhe fshehtësi të votës.
171 700 votues të Bashkisë së Elbasanit për herë të parë do të votojnë elektronikisht ndërsa rezultatet e këtyre votimeve pritet të merren vetëm pak minuta pas mbylljes së procesit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar gjithashtu se në rast të mosfunksionimit të aparaturave, procesi të kryhet manualisht.