MENU
klinika

Këtë herë arsyeja është madhore!

Thellohet “drama”, Pique zemërohet me Shakirën

02.04.2023 - 10:52

Pas ndarjes së tyre verën e kaluar, Shakira dhe Gerard Pique më në fund do të jetojnë në vende të ndryshme, pasi këngëtarja po zhvendoset në Miami.

Ndonëse fillimisht ka qëndruar në Barcelonë për shkak të problemeve shëndetësore të të atit, Shakira tashmë do të largohet për në SHBA dhe do të marrë me vete edhe fëmijët e tyre, Milan-in dhe Sasha-n.

Sipas podcast-it të Mamarazzi-ve të Laura Fa dhe Lorena Vazquez, avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja.

Sipas Lorena Vazquez dhe Laura Fa, lëvizja do të bëhet gjatë javës së Pashkëve, që do të thotë se Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami më 11 prill.

Duke cituar burime pranë Pique-s, Mamarazzi pohon se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë.

“Ai është shumë i zemëruar,”-u shprehën burimet.

Ata shtojnë se, përveç njoftimit të avokatëve, Shakira i ka telefonuar edhe vetë ish-partnerit për t’i thënë se fëmijët kanë tashmë janë regjistruar në shkollën e tyre në Miami.

“Ish-futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë”, shtuan gazetarët.

Fakti që Shakira dhe fëmijët e saj po nisen për në Miami gjatë javës së Pashkëve nuk është rastësi dhe për këtë ka dy arsye.

Një arsye është se këngëtarja ka kujdestarinë e fëmijëve gjatë kësaj jave, ndërsa arsyeja tjetër është se 11 prilli është data kur fëmijët në Shtetet e Bashkuara kthehen në shkollë pas pushimeve pranverore.

Duket se Shakira po ecën në rrugën e saj në këtë betejë, pasi dëshiron të fillojë sa më shpejt jetën e re në SHBA.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë