MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Urthi, nga se shkaktohet?

20.04.2023 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një grua 45 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur që prej disa kohësh. Pasi ha bukë në darkë, kam urth. Doja të dija se nga se shkaktohet?

Mjeku: Së pari do të sqaroja zonjën se refluksi apo urthi që njihet në popull është një shqetësim i ezofagut, që krijohet kur valvula që lidh ezofagun dhe stomakun nuk funksionon mirë. Kur ushqimi kalon nga goja në stomak nëpërmjet ezofagut, mund të ndodhë që një pjesë e tij ose lëngjet gastrike të ardhura nga stomaku të rikthehen në ezofag.

“Pikërisht prania e acidit irriton ezofagun dhe shkakton simptomat e refluksit. Stomaku është ndërtuar në mënyrë të tillë që duron praninë e acidit në brendësi të tij, ndërsa ezofagu jo. Prania e tij provokon dhimbje, inflamacione dhe plagë.

“Shkaqet janë të shumta: mund të jetë një gjendje fizilogjike (pra normale) dhe pathologjike (pra një sëmundje). Kështu mund të përmendim disa shkaqe: dieta, mbipesha, shtatzënia, duhani, alkooli, përdorimi i disa medikamenteve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ndryshon rutina e çdo vajze, dhe jo vetëm...

Kujdesi ndaj lëkurës në pranverë, mbroni nishanet!

Ja kur duhet të merrni ndihmë mjekësore

Çfarë e shkakton urthin gjatë shtatzënisë?