MENU
klinika

"Do na mungosh babë"

Vajza e Ardian Nikulajt rrëqeth me videon e të atit

24.04.2023 - 19:19

Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë brenda biznesit të tij në Shëngjin, ka publikuar një video prekëse të të atit.

Në rrjetin social TikTok, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i Ardianit.

Ky i fundit me tortën përpara duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.

“Fly high beautiful angel, do na mungosh bab,” shkruan Gleida.

Ardian Nikulaj u qëllua me armë zjarri pistoletë nga një person i maskuar si postier, i cili hyri në lokalin ku kandidati për deputet po pinte kafe.

Vrasësi ka qëlluar me 7 plumba, ku disa prej tyre e kapën në fytyrë e në trup Nikulajn, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia ende po punon për kapjen e vrasësit, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja me motor e më pas dyshohet se i ka hipur makinës.