MENU
klinika

Njoftimi i Policisë

Venezueliani rreh të dashurën në Sarandë, arrestohet nga Policia

11.04.2023 - 12:56

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një shtetas tjetër pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 24.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit N. J., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 24.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.