MENU
klinika

Kryenegociatori serb

“Vuçiç nuk ka pranuar asgjë nga marrëveshja e Ohrit”

18.04.2023 - 11:54

Kryenegociatori serb për dialog me Kosovën, Petar Petkoviç, pretendon se lideri i partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviç “po mashtron opinionin se zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar” pasi, sipas fjalëve të tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk ka nënshkruar dhe “nuk është pajtuar për asgjë”.

Petkaviç përmes një postimi në Twitter, i është përgjigjur Obradoviçit, i cili kishte reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç, në të cilën ai kishte thënë se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshilli i Evropës, nëse Kosova pranohet në këtë institucion një ditë më vonë.

“Ky është fillimi i zbatimit të pikës së katërt të marrëveshjes franko-gjermane për Kosovën, me të cilën Vuçiç u zotua se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e “shtetit të rremë të Kosovës” në organizatat ndërkombëtare. Detyra e ministrit të jashtëm është pikërisht e kundërta: që kudo ta kundërshtojë këtë në mënyrë aktive!”, ka shkruar Obradoviç në Tëitter.

Nga ana tjetër Petkoviç shkruan se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit të kaluar dhe se qysh atëherë ajo e kishte shumicën.

“Më 12 maj 2022 Prishtina ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe edhe atëherë kanë pasur shumicën. Propozimi i BE-së është dorëzuar në Beograd tetë muaj më vonë – më 20 janar 2023. Pse po mashtroni se gjoja ka filluar zbatimi kur Vuçiq nuk ka nënshkruar dhe as nuk është pajtuar për asgjë, por ka luftuar që 28 shtete të tërheqin njohjen e “të ashtuquajturës” Kosovë”, ka shkruar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thotë kryeministri serb?

A kishte fyerje gjatë takimit Kurti-Vuçiç?

"Jemi të shqetësuar për lidhjet e Serbisë me Rusinë"

‘Wagner’ në Veri, Petkoviç: Pse Kurti s’i tregon provat?

Lajçak: Në lidhje me përgatitjet për takimin...

Kur do të mbahet takimi i radhës mes Kurti – Vuçiç?


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!