MENU
klinika

"Ditë e tmerrshme për demokracinë!"

Vuçiç për zgjedhjet në veri të Kosovës: Do të jetë turpi i Europës

21.04.2023 - 13:50

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Kosovës do të shënojnë një ditë të tmerrshme për demokracinë, si dhe një ditë e vështirë për popullin serb.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e shkuar për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se jo ditë do të jetë turp i botës dhe demokracisë.

“Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan”, tha Vuçiç.

Sipas tij, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar jo për kapriçon e tyre.

“Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë…”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se në këto zgjedhje nuk do të ketë asnjë kandidat serb, pasi pas Listës Serbe, sot është tërhequr nga gara edhe një tjetër parti, “Partia e Serbëve të Kosovës”.

“Janë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë vendet e Quint-it, gjithë ata gënjeshtarë!”, tha Vuçic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri

Zgjedhjet në veri të Kosovës

Hovenier: Pozicioni i SHBA-së nuk ka ndryshuar