MENU
klinika

Plani nisi më shumë se 3 muaj më parë

Zbardhen lëvizjet e grupit që realizoi vrasjen e Nikulajt

27.04.2023 - 10:43

Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, biznesmenit 50-vjeçar nga Lezha ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhiaj djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë.

Kështu raportoi gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” duke dhënë detaje të reja për lëvizjet e grupit që kreu vrasjen e babait të 4 fëmijëve.

Haxhiaj ka dhe pasaportë britanike. “Ai ka shkuar në zonë ne Shkodrës ku ka marrë një automjet me qira dhe ka përgatitur planin e ekzekutimit. Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajt.

Haxhia ka pritur dhe shtetasit anglezë Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman dhe më vonë Harry Simson, i cili është larguar më 19 prill pak orë pas ekzekutimit të Nikulajt.

Shtetasit britanikë kanë pasur rolin e vëzhguesit ndërsa portugezi i ekzekutor.

Mbrëmjen e kaluar një gjyqtar i gjykatës së Lezhës ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg për Edmond Haxhiajn, për portugezin dhe 4 britanikët.

Sipas hetimeve Harry Simson është larguar nga Rinasi, portugezi nga Kapshtica bashkë me britanikët e tjerë.

Prokuroria ka arritur në gjurmët e tyre përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Është zbuluar dhe automjeti i marrë me qira dhe veshjet”, raportoi Lala.

Shtetasi portugez ishte veshur me një uniformë në dukje kamuflazhi dhe mbante një jelek fosforeshent kur kreu ekzekutimin.

“Sipas dëshmisë së një vajze, portugezi ishte instruktuar të fliste në shqip për të humbur gjurmët. Gjithashtu janë fiksuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Shkodër ku portugezi kryente blerjet e ushqimeve.
Prokuroria dhe policia kanë dyshime se gjenden përballë një grupi të strukturuar kriminal dhe kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje dhe se të huajt janë paguar për vrasjen.
Është një grua e cila është rrëfyer, por nuk ka statusin klasik të të penduarit të drejtësisë. Ajo ka pasur informacion për lëvizjet dhe kjo dëshmi ka ndihmuar hetuesit të bien në gjurmët e shtetasve të huaj. Zona e Shëngjinit ka shumë turistë për shkak se është një zonë bregdetare dhe nuk ka qenë e lehtë, por të dhënat nga dëshmia e gruas kanë sjellë zbulimin.

Kjo dëshmi ka qenë ndihma e parë për hetuesit dhe më pas janë gjetur dhe prova të tjera. Dyshimet tani janë se organizator është Edmond Haxhiaj, por nuk dihet se cili nga anëtarët e familjes Lekstakaj e ka financuar.
Pas kësaj gjakmarrje fshihet një histori tragjike për një pagesë për karburantin prej 10 mijë lekësh të vjetra, që solli 3 të vrarë nga ana e Lekstakajve dhe një të plagosur dhe vrasjen e fundit të Nikulajt”, raportoi Lala.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha