04.04.2023 - 11:55
Një 45-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në Vlorë.
Bëhet fjalë për Veziko Bojkon, nga fshati Tërbaç e cila ka humbur që prej 2 javësh dhe nuk po gjendet.
Pasditen e djeshme është bërë e ditur edhe në media zhdukja e një banoreje nga fshati Tërbaç i Vlorës.
Report Tv mëson se gruaja ka probleme shëndetësore pasi vuan nga skleroza. Policia e Vlorës ka nisur kërkimet për të.