MENU
klinika

Sugjerime që na duhen të gjithëve

7 zakone që të ndihmojnë të jesh një person më i lumtur

09.05.2023 - 09:50

Lumturia është një proces që ndërtohet edhe përmes zakoneve të përditshme. Sot po të tregojmë 7 prej tyre. Të sugjerojmë që t’i bësh pjesë të jetës tënde, në mënyrë që të ndërtosh një rutinë që të bën më të lumtur.

Jeto në të tashmen

Shumë njerëz mendojnë për gabimet e së shkuarës apo për ato që ndodhin në të ardhmen, duke mos jetuar në të tashmen. Mbaje mend: Nuk mund të shqetësohesh për gjërat që kanë ndodhur më parë, ose për gjërat që nuk kanë ndodhur ende.

Pak shkëputje nga teknologjia

Teknologjia shkakton stres dhe një shkëputje nga realiteti, ndaj është e rëndësishme që të bësh një shkëputje nga telefoni dhe të lidhesh me botën reale dhe me pasionet e tua.

Krijo hapësirë për aktivitetet që të pëlqejnë

Aktivitetet e preferuara të ngrenë humorin dhe reduktojnë tendencën për të rënë pre e rutinës, ndaj është e rëndëishme që me rutinën që të rrethon, të krijosh hapësirën e duhur për të bërë aktivitetet që të pëlqejnë.

Mirënjohje për gjërat që ke

Mos harro të jesh një person mirënjohës për gjërat që ke në jetën tënde. Përqendrohu tek të mirat që të rrethojnë dhe shih se sa më i/e lumtur do të jesh.

Përqendrohu te lidhjet që të përmbushin

Nëse ke pranë njerëz që të përmbushin dhe të sjellin humor të mirë, mbaji gjithnjë pranë vetes dhe mundohu që të krijosh sa më shumë kujtime me ta.

Merre veten me të mirë

Bëja qejfin vetes, llastoje atë dhe foli sa më mirë. Fale veten nga gabimet e së shkuarës dhe mendo se në të ardhmen do të ndodhë më e mira për ty. Mos harro: Ti i meriton të gjitha gjitha gjërat e mira.