MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e gabuar heqja e bajameve?

31.05.2023 - 08:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e gabuar heqja e bajameve?

Mjeku: Heqja e bajameve nuk ka asnjë kundër indikacion, përveç kundër indikacioneve që vijnë nga çrregullimet e kuagolimit të gjakut, të cilat nuk kanë lidhje me bajamet, por me organizmin. Deri më sot nga të gjitha studimet që janë bërë, nuk është parë një çrregullim që vjen si rezultat i heqjes së bajameve. Thuhet që bajamet ndikojnë në mbrojtjen e organizmit, por pas heqjes së tyre nuk është vënë re asnjë lloj ndryshimi për të thënë që heqja e bajameve sjell probleme në imunitetin e organizmit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.