MENU
klinika

Analiza

A ka nisur kundërofensiva ukrainase?

18.05.2023 - 09:00

Nga Marsela Shytia

Në 24 shkurt të vitit të kaluar, Rusia ishte e fokusuar vetëm në sulme të njëpasnjëshme. Sot, e gjendur në udhëkryq, ajo po fokusohet tek forcimi i mbrojtjes, duke pritur “ferrin” nga Ukraina, në një kohë që ajo ka treguar planet për kundërofensivën pranverore.“Goditjet e Ukrainës ndaj rusëve në Bakhmut nuk është kundërofensivë, vetëm një ‘nxehje’ për sulmet masive me të cilat do të përballen njerëzit e Putinit”, kështu thekson nënkoloneli Stuart Crawford. Pushtuesit rusë duket se “kanë ngecur”, pasi janë mposhtur në Bakhmut për muaj të tërë duke u përpjekur të pushtonin qytetin. Tani ka shenja se ukrainasit kanë filluar të rifitojnë terren, duke sugjeruar se armiku i tyre mund të detyrohet përfundimisht të tërhiqet.Megjithatë, disa kanë sugjeruar se kjo nënkupton fillimin e kundërsulmimit të shumëpritur ukrainas. Kurrë mos thuaj kurrë, por shumë ekspertë dyshojnë se është kështu.

Ukraine war: has Kyiv's counteroffensive against Russia actually begun? | South China Morning Post

Kundërofensiva ukrainase

Ka më shumë gjasa të jetë një seri kundërsulmesh të suksesshme lokale dhe pjesë e “baticës dhe zbaticës” së kësaj beteje veçanërisht intensive. Pjesa më e madhe e Bakhmutit mbetet ende në duart e Rusisë. Komentuesit ushtarakë thonë se një kundërofensivë është një operacion i kombinuar i armëve, operacional, apo edhe strategjik i luftës që përfshin formacione të shumta dhe qindra automjete dhe avionë. Ai do të projektohet për të kufizuar dhe përçarë përpjekjet e armikut dhe për të fituar avantazhe të konsiderueshme, madje edhe humbjen e kundërshtarit. Shembujt nga historia janë të shumtë. Ndoshta një nga më të njohurat nga Lufta e Dytë Botërore mund të jetë kundërofensiva e dështuar e Gjermanisë e nisur kundër aleatëve në Ardennes në dhjetor 1944, e njohur më mirë si Beteja e Bulge. Operacioni zgjati për pesë javë dhe ishte beteja më e përgjakshme nga trupat amerikane në atë konflikt.

Pengesat për Ukrainën

Pra, duke pasur parasysh shkallën e asaj që duket se po ndodh rreth Bakhmutit për momentin, mendoj se është e drejtë të thuhet se ky nuk është operacioni i parashikuar, megjithëse mund të dëshmohet me kalimin e kohës se mund të jetë pjesë e tij. Dy gjëra aktualisht e pengojnë Ukrainën. E para është moti dhe toka. Shiu dhe balta bëjnë që terreni të mos jetë i përshtatshëm për manovrim masiv. Ata nuk do të duan që ofensiva e tyre të ngecë. E dyta është se Ukraina ende nuk ka armatimin mpletin e duhur në sasi të mjaftueshme. Zelensky është aktualisht në një turne nëpër kryeqytetet evropiane duke kërkuar sërish më shumë pajisje sa më shpejt, dhe pa to, nuk do të hedhë asnjë hap. Ai thotë se kjo do të ishte shumë e kushtueshme për viktimat ukrainase, ndaj dëshiron ta shmangë në këtë moment.

Ukraine counteroffensive does not aim to attack Russian territory, Zelenskyy says | CBC News

Përgatitjet e fundit

Sakaq, rusët kanë kaluar nga sulmi në mbrojtje thuajse kudo. Ata janë shumë të vetëdijshëm për atë që po vjen dhe kanë përgatitur pozicionet mbrojtëse prej muajsh tanimë. Ajo që ata nuk e dinë, të paktën jo hapur, është se ku mund të jetë qendra e gravitetit të përpjekjeve të Ukrainës dhe ku do të jetë goditja kryesore. Të gjithë e kanë hamendësuar këtë dhe kur të fillojë kundërsulmi, nuk mendoj se do të kemi dyshime se po ndodh. Ai do të jetë i një shkalle dhe shtrirjeje që ka të ngjarë të tejkalojë çdo gjë që Ukraina ka bërë deri më sot. Donacionet e fundit të Britanisë të raketave Storm Shadoë dhe tani dronëve me rreze të gjatë, të premtuara nga kryeministri Rishi Sunak gjatë vizitës së Zelensky, padyshim do të ndihmojnë, së bashku me të gjitha pajisjet e tjera të dhuruara nga perëndimi. Ushtria e Kievit do të jetë në gjendje të godasë objektiva të forta, duke përfshirë bunkerët e komandës nëntokësore, qendrat logjistike dhe fushat ajrore. Ata do të ofrojnë gjithashtu mundësinë për të goditur urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë kontinentale me gadishullin e aneksuar të Krimesë. Raketa është efektivisht e papërmbajtshme dhe ka shumë pak gjasa që të zbulohet nga mbrojtja ajrore ruse.Por në fund përgjegjësia është e ukrainasve që marrin përsëri territorin e tyre. Kjo do të jetë një pengesë e përgjakshm. Ndërkohë gjithçka që mund të bëjmë është të shikojmë dhe të presim. Dhe sipas medias britanike Express UK, nuk do të presim shumë.