MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka rreziqe nga bërja e mamogramës?

18.05.2023 - 10:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka rreziqe nga bërja e mamogramës?

Mjeku: Diagnostikimi dhe trajtimi i tepërt: disa tumore të gjetura në mamogramë nuk mund të shkaktojnë simptoma ose të bëhen të rrezikshme për jetën. Kur gjenden tumore të tilla, të pasurit e trajtimit nuk do të zgjasë jetën dhe në vend të saj, mund të shkaktojë efekte anësore të rënda lidhur me trajtimn e tyre.

Rezultatet e testit false-negative: kjo do të thotë se një mamogramë mund të duket jonormal, edhe pse kanceri i gjirit nuk është i pranishëm.

Espozimi ndaj rrezatimit: mamogramet ekspozojnë gjirin ndaj rrezatimit. Rreziku nga ky ekspozim rrezatimi është i lehtë, por rrezet X të përsëritura kanë potencial për të shkaktuar kancer.

Përfitimet, megjitahtë, pothuajse gjithmonë janë më të mëdha se rreziku. Gratë duhet të bisedojnë me ofruesit e kujdesit shëndetësor rreth nevojës për rrezet X.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfitimet dhe efekte anësore

Çfarë është një mamografi?