MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndihmon ushqyerja me gji në parandalimin e kancerit të vezoreve?

22.05.2023 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndihmon ushqyerja me gji në parandalimin e kancerit të vezoreve?

Mjeku: Janë disa gjëra që rezultojnë të jenë ndihmëse kundër kancerit të vezoreve. Pilulat kontraceptive orale (nga goja) të kombinuara (pra, që nuk përmbajnë vetëm estrogjen, por edhe progesteron) mund të shërbejnë në këtë rast si faktor mbrojtës.

Sipas një studimi të fundit, gratë që kanë përdorur këto lloj kontraceptivësh oralë për një periudhë dhjetëvjeçare kanë rezultuar me një reduktim rreth 60 për qind përsa i përket riskut të kësaj sëmundjeje. Një faktor tjetër mbrojtës, mendohet të jetë mosha e hershme e shtatzënisë së parë dhe mosha e vonë e shtatzënisë së fundit.

Gjithashtu, lidhur me pyetjen tuaj, sipas statistikave, nënat që ushqejnë fëmijët me gji gjatë laktacionit kanë më pak mundësi për të zhvilluar kancer të ovarit (vezoreve). Është e rëndësishme për nënat e reja të kuptojnë qartë vlerat e ushqyerjes me gji jo vetëm për shëndetin e fëmijës, por edhe të tyre. Shumë prej tyre për arsye estetike ndërpresin ushqyerjen me gji menjëherë pas lindjes së fëmijës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.