MENU
klinika

Analizon '14 majin'

Alimehmeti: Humbjen e Këlliçit e solli mosfunksionimi i pajisjeve dhe përçarja e Partisë Demokratike

18.05.2023 - 19:46

Ilir Alimehmeti tregoi këtë të enjte në Euronews Albania arsyet të cilat sollën humbjen e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi në përballjen me Erion Veliajn.

Ai tha se dy arsyet kryesore që sollën këtë rezultat ishte mosfunksionimi i pajisjeve dhe përçarja e Partisë Demokratike.

“Një arsye ka qenë problem i pajisjeve të identifikimit, njerëzit erdhën për të votuar shumë prej tyre u larguan, disa mbase s’u kthyen më. Pajisjet që duhet të ishin më të mirat, por në të vetmen ditë që duheshin ¼ e tyre nuk punuan, ky është një element që solli humbjen.

Një element tjetër është edhe përçarja e PD, por për këtë duhet punuar, e gjithashtu është edhe hapja ndaj njerëzve të rinj. Gjithashtu duhen krijuar mekanizma të atillë që proceset zgjedhore të jenë të mbrojtura dhe të garantuara, pasi mungesa e tyre dhe paqartësia ndikojnë”,-tha Ilir Alimehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkitë ku dominon koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Harta e Shqipërisë ‘dominohet’ nga ngjyra rozë

Ç’ndodh me forcat e tjera politike

Harta për këshillat bashkiakë ngjyroset rozë!