MENU
klinika

Analiza

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, zemra thotë po, mendja jo!

17.05.2023 - 13:30

Ka arsye të shkëlqyera për të pranuar Ukrainën në NATO. Por ka arsye më të mira për të mos e pranuar.

Në këtë përfundim arrin gazeta amerikane “Washington Post”, duke analizuar pse procesi po ecën kaq ngadalë. “Ukraina i përket Perëndimit.

Pa dyshim që po, dhe për këtë arsye duhet t’i bashkohet Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Aleatët perëndimorë duhet të vazhdojnë të mbështesin ukrainasit në luftën e tyre heroike kundër pushtuesve rusë.

Ata absolutisht duhet, me armë, para, inteligjencë dhe gjithçka tjetër”, shkruan media.

Por argumenton se  garancia e sigurisë së anëtarësimit të shprehur në nenin 5 nuk mund të jepet në rrethanat aktuale.

“Asnjë aleancë, nuk duhet të pranojë një vend ndërkohë që ai komb është tashmë në luftë kundër armikut të aleancës, një armik që ka armë bërthamore. Është një përfundim që vjen nga mendja, jo nga zemra, që rreh për Kievin”, shkruan WP.

“Nëse anëtarësimi do të ishte vetëm për vendet që e meritojnë atë, me të vërtetë do të anëtarësohej Ukraina, jo Hungaria  dhe Turqia. Megjithatë, anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë vetëm për të drejtën”, shton WP.

Prandaj, sipas “The Post”, përfundimi logjik është që Perëndimi duhet të ndihmojë Ukrainën duke e përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE dhe duke e armatosur.

Megjithatë, nuk duhet të hyjë në luftë në anën e Kievit.

Dhe këtë do të nënkuptonte anëtarësimi në NATO. “Garancitë perëndimore të sigurisë pas luftës, do të jenë një nga pikat kryesore të bisedimeve të paqes midis Kievit, Moskës dhe ndërmjetësve të tyre.

Le të shpresojmë që Ukraina t’i mposhtë rusët sa më, në mënyrë që të mund të jetë krenare dhe e fortë në atë tryezë”, përmbyll gazeta amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Franca ‘shuan’ shpresat e Zelenskyt

Anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të zgjasë 15-20 vjet