MENU
klinika

Ky ish-banor vetëpropozohet për t’i zënë vendin!

Arbër Hajdari nuk do të jetë opinionist tek “BBV 3”

31.05.2023 - 10:55

Arbër Hajdari deklaroi publikisht se nuk do të jetë si opinionist tek “Big Brother Vip 3”, duke e arsyetuar këtë vendim se jo çdo pozicion është i përjetshëm. Nga ana tjetër, edhe Zhaklin Lekatari nuk e ka konfirmuar ende nëse do jetë sezonin e ardhshëm. E teksa asgjë nuk është konfirmuar, ofertat për këto pozicione sapo janë hedhur.

Së fundmi, një ish-banor i Big Brother Vip 2 është shprehur i gatshëm për t’iu zënë vendin. Bëhet fjalë për Krist Aliajn, i cili teksa ishte i ftuar ditën e sotme jë “Shqipëria live” tha se e sheh veten si opinionist në edicionin e tretë dhe sipas tij ky do ishte bonus për programin.

“Për mua është logjike të jem opinionist sepse fakti që kam eksperiencë në një Big Brother shumë dinamik, di të bëj analizë të fortë, do e gjeja veten dhe do ishte bonus për programin. Pra jam një person që i ka kaluar ato situata, jo vetëm i analizon si person i tretë”, tha Kristi.

Kristi u vetëofrua, ndaj i mbetet produksionit që ta shqyrtojë kërkesën e tij!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opinionisti i "Big Brother VIP"

A do t’i futet politikës? Flet Arbër Hajdari

"Bamirësia nuk bëhet me zë të madh!"

Arbër Hajdari ironizon Donaldin?

I kërkon mendim Donaldit për jetën sentimentale

Banorët intervistojnë Arbër Hajdarin!