MENU
klinika

"Ky vendim ndikon në marrëdhëniet me BE-në"

Arrestimi i Belerit, reagimi i ashpër nga Greqia: Skandaloze!

13.05.2023 - 14:59

– Me kritika të ashpra Ministria e Jashtme greke komenton vendimin e gjykatës së Vlorës në Shqipëri, që Fredi Beleri të mbetet në burg. Siç thuhet në një njoftim lidhur me këtë, “vendimi i sotëm i gjykatës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz”.

Më tej, siç theksohet, një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Njoftimi i plotë:

Vendimi i sotëm i gjykatës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Hemara, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri .

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.