MENU
klinika

"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama

12.05.2023 - 11:09

Kryeministri Edi Rama thotë se arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës është një sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.

Sipas kryeministrit, shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

Rama thekson se beteja e qeverisë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë. Ndërsa bën thirrje që të mos nxitohen me deklarata politike, por të pritet derisa të flasë drejtësia.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, thuhet ne reagimin e kryeministrit Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN