MENU
klinika

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias telefonon Ramën

Arrestimi i Fredi Belerit “alarmon” edhe kryeministrin grek

12.05.2023 - 11:48

Mediat në Greqi raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është vënë në dijeni edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Referuar burimeve diplomatike, Protothema raporton se Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në lidhje me arrestimin e Belerit dhe te dy personave të tjerë.

Ndërkohë më herët, Dendias kishte vënë në dijeni për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Më herët, ambasadorja greke Kostantina Kamitsi ka shkuar në ministrinë e Jashtme shqiptare, ku kishte kërkuar takim me ministren Olta Xhaçka, por është pritur nga një prej drejtorëve në këtë institucion.

Ajo ka qëndruar për disa minuta në ministri dhe ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dendias udhëzoi ambasadoren në Tiranë që të…"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagimi nga Athina zyrtare

"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama


"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!