MENU
klinika

Çfarë thotë vëllai i tij?

Arrestimi i Fredi Belerit/ Emri i personit që dyshohet se ka kryer audio-përgjimin!

21.05.2023 - 20:15

Arsen Rama, dyshohet se quhet personi që ka kryer audio-përgjimin, i cili çoi në burg Fredi Belerin, kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën. Vëllai i tij Abdul Rama tha se prej asaj dite nuk ka folur me të vëllain, por ka sqaruar se me Belerin kanë pasur vetëm marrëdhënie pune. Ata shisnin peshk në restorantin e tij dhe nuk kanë folur ndonjëherë për votimet.

Dyshohet se personi që ka realizuar audio-përgjimi që coi në burg fituesin e “BF” për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin është një peshkatar, i cili quhet Arsen Rama.

Vëllai i tij Abdul Rama ka thënë për mediat se nuk ka folur me të vëllain, por prej këtij lajmi ai dhe familja e tij janë shqetësuar shumë.

“Është një situatë e vështirë për ne moralisht. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për familjen e të dyshuarit. Tani që flasim ai është vetëm 22 vjeç. Nuk kam pasur kontakt fare përvec ditës që është arrestuar Fredi Beleri. Na morën në pyetje dhe që prej asaj nate nuk kam pasur kontakt në lidhje me cfarë ka ndodhur me vëllain tim.

Abdul Rama ka sqaruar se Fredi Beleri, i ka ndihmuar si familje, pasi kanë pasur marrëdhënie punë. Tregtonin peshkun tek restoranti I tij në Himarë dhe me të nuk kanë bërë asnjë bisedë për votat.

“Me Fredi Belerin raport miqësor kemi pasur të gjithë. Për ne ai është një mik i mirë. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie pune, i conte peshk tek dyqani i tyre. Nuk është diskutuar kurrë kjo pjesë e lekëve apo e votave”.

Fredi Beleri dhe një bashkëpunëtor I tij u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve vendore. Ata akuzohen për shitjen votash. Beleri edhe pse është në qeli fitoi zgjedhjet e 14 maji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greqia 'e ashpër' me Shqipërinë

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot zhvillohet gjyqi

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias telefonon Ramën

Arrestimi i Fredi Belerit “alarmon” edhe kryeministrin grek

"Dendias udhëzoi ambasadoren në Tiranë që të…"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagimi nga Athina zyrtare