MENU
klinika

"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

14.05.2023 - 13:21

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.

Ai e cilësoi të papranueshëm arrestimin e Belerit dhe paralajmëroi me tone të ashpra se do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare, për sa kohë që ky qëndrim nga Tirana do të vazhdojë. “Është e papranueshme. Është e pamendueshme që ai të futet në burg dy ditë para zgjedhjeve”, theksoi kryeministri grek.

Mitsotakis bëri të ditur se Greqia do të mbetet gjithmonë mbështetëse e pakicës kombëtare greke dhe se i ka bërë të qartë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “në këtë çështje nuk pranojmë lëshime për shtetin e së drejtës”. Mes të tjerash ai paralajmëroi qeverinë Rama se nëse një politikë e tillë vazhdon, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

“Vizitova si kryeministër i Greqisë, Himarën pak kohë më parë, ku theksova se Greqia do të mbetet përkrahëse e minoritetit tonë etnik. I bëjë të ditur Shqipërisë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Nuk do të toleroj qëndrime të tilla ndaj të minoritetit tonë etnik”, tha ai.

Kujtojmë se Fredi Beleri akuzohet për blerjen e 8 votave për 40 mijë lekë, ndërsa ndodhet në burg në Tiranë, ndërkohë çështja i ka kaluar SPAK-ut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greqia 'e ashpër' me Shqipërinë

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot zhvillohet gjyqi