MENU
klinika

Greqia 'e ashpër' me Shqipërinë

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot zhvillohet gjyqi

13.05.2023 - 09:13

Mesditën e sotme, sipas informacioneve të mediave greke, pritet të zhvillohet gjyqi për Fredi Belerin, kandidati për kryebashkiak të Himarës, i cili u arrestua për “blerje votash”, arrestim ky që ka shkaktuar reagime të forta nga opozita dhe nga shteti grek.

Beleri u arrestua natën e së enjtes e për këtë arrestim, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk do të pranojë”.

“Nëse Shqipëria dëshiron t’i afrohet BE-së, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake”, ka qenë mesazhi i kryeministrit grek.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, krahas udhëzimeve që i dha qeverisë së Shqipërisë për progres, theksoi se “arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve nëse nuk ka prova të forta, përbën një skandal”

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s’ka prova.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë