MENU
klinika

“Kot gëzohen të shiturit në Himarë”

Avokat Ngjela analizon pozitën e Fredi Belerit: Çështja do të gjykohet në SPAK, është kapur në flagrancë

15.05.2023 - 16:59

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Himara nuk është fituar nga Fredi Beleri, pavarësisht rezultatit përfundimtar të votimit dhe të dhënave të KLQZ. Sipas tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në burg dhe dosja e tij pritet të gjykohet nga SPAK.

Fredi Beleri është kapur në flagrancë duke shpërndarë para për vota, ndaj Ngjela duke analizuar pozitën e tij gjyqësore, thekson se nëse dënohet me burg ai shkarkohet automatikisht.

“Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës. Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u”, shkruan ndër të tjera ai.

Shënimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës:

Asgjë, ende nuk është fituar Bashkia e Himarrës. Ai që u zgjodh me sforcim të madh parash, është i arrestuar në bazë të nenit 328 të Kodit Penal – për Korrupsion Aktiv në Zgjedhje. Çështja do të gjykohet në SPAK.

Nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK. Kot gëzohen të shiturit në Himarë.

Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës.

Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u

Të shohim më pas se si do të shkojnë zgjedhjet për kryetarin që do të zgjidhet në zgjedhjet e reja, dhe cili do të jetë kandidati i ri që do zgjidhet nga himarjotët. Por SPAK duhet ta gjykojë sa më shpejt me një procedurë të përshpejtuar, se kjo është një çështje me rëndësi të madhe kombëtare.