MENU
klinika

"Është në gjendje të rënduar psikologjike"

Avokati i Fredi Belerit: 40 mijë lekët e sekuestruara s’kanë lidhje me të

12.05.2023 - 15:55

Avokati i Fredi Belerit tha se klienti i tij nuk i është kapur asgjë e paligjshme. Në një deklaratë të bërë për mediat, avokati Romarjo Meminaj u shpreh se në momentin e arrestimit, Beleri ka qenë duke darkuar me disa miqtë e tij. Ai tha se paratë i janë gjetur një personi tjetër, i cili sipas tij nuk ka lidhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të Vlorës. Akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë në këtë moment, sepse Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me miqtë e tij dhe në atë moment ka vajtur policia dhe pretendohet se është kapur në kushtet e flagrancës. Duhet të kesh diçka që të japësh, Ai s nuk është kapur as me lekë dhe me asgjë tjetër. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër dhe ska lidhje me Belerin”, tha ai.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s’ka prova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama

Shpërthen në akuza ndaj Berishës e Metës

I dolën në mbrojtje Fredi Belerit, nuk përmbahet Artan Hoxha


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!