MENU
klinika

"Më erdhi radha dhe mua"

Balerina e njohur jep lajmin emocionues

04.05.2023 - 11:44

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka zbuluar së fundmi se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë.

“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës.”-u shpreh ajo.

Teksa ka folur për partnerin e saj, Isida tregoi se partneri i saj e ka pranuar faktin që ajo është një artiste dhe ka një jetë goxha të angazhuar. Balerina u shpreh gjithashtu se ajo çka pëlqen tek ai është sjellja që ka me të dhe te tjerët.

“Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”, tha balerina.

Ndër të tjera, Isida foli dhe për procedurën e ngrirjes së vezëve dhe se i duhet dhe pak kohë për veten e saj:

“Ka disa kohë që e kam bërë. Faleminderit mjekësisë që ia kemi arritur kësaj dite. Kërkoj dhe pak kohë për veten time. Është një gjë që ti e ke ty, nëse ti do pas disa vitesh. Ora biologjike është ora biologjike. Është e imja dhe rritet në barkun tim. Nëse nuk e përdor për vete mund t’ja japësh dikujt tjetër. E kam bërë këtu në Shqipëri”.