MENU
klinika

“2/3 të mandateve për këshillin në Fier”

Balla: Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë…

16.05.2023 - 13:06

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla i është përgjigjur raportit të OSBE-ODIHR-it që tregonte se kandidatët mundën të zhvillonin fushatën për 14 majin lirisht, por çështjet me rëndësi për komunitetet vendore u përmendën pak në fushatë.

Në daljen para mediave ku tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak, Balla tha se vëzhguesit ndërkombëtar duhet të monitorojnë me vëmendje terrenin se kanë zhvilluar kudo takime me qytetarët.

“Dua të kthej një përgjigje për raportin e OSBE-ODIHR që në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështjet e komuniteteve, nuk e di në cilat takime kanë qenë. Ne do t’ua vëmë në dispozicion. Nëse monitorojnë mediat, kjo është çështje tjetër. Ajo çfarë ka ndodhur në media s’ka të bëjë me terrenin.
Ftoj të kontaktojnë 1 fshat të vetëm ku kemi qenë për takim dhe për punët që do bëhen. Ky ka qenë diskutimi kryesor i fushatës. Nuk është përgjegjësia jonë që fitorja e PS ishte kaq e thellë”, tha Balla.

Më tej, Balla tha se në qarkun Fier parashikojnë të marrin 2/3 të mandateve për këshillat bashkiak.
“Shumë faleminderit kryeqytetit të socialistëve, qarkut Fier. Me këtë rezultat që PS e Shqipërisë ka marrë e kemi ngritur emrin e PS në një nivel tjetër. Këshillin Bashkiak të Fierit PS do të ketë 2/3 të mandateve për këshillin bashkiak.

Ky është një rezultat që se kemi pasur asnjëherë gjatë këtyre 32 viteve. Procesi i numërimit duhet të shkojë tamam. U kërkoj numëruesve që të vazhdojnë të zbatojnë ligjin dhe asnjë votë të mos preket.

Në Lushnje kemi një shumicë të madhe të anëtarëve të këshillave, në Patos, në Reskovec. Rezultatet për kandidatët nuk kanë nevojë për koment, rezultatet janë sipas parashikimit”- u shpreh Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U rizgjodh si kryebashkiak në Fier për herë të tretë

Armando Subashi: Beteja jonë është 2025