MENU
klinika

Fitoi mandatin e dytë në Kukës

Safet Gjici: Falenderoj emigrantët që erdhën nga Londra për të na votuar

16.05.2023 - 12:37

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki. Ditën e sotme nga selia e PS, pas daljes së rezultatit ai zgjodhi të falenderojë emigrantët për mbështetjen.

Ai u shpreh se duhet edhe mbështetja e emigrantëve për të vazhduar zhvillimin e Kukësit.

“Falenderoj emigrantët në Londër, Birmingani dhe gjithë Europa që erdhën dhe na mbështetën me votë e pikërisht për ta vazhduar zhvillimin e Kukësit kemi edhe mbështetjen e emigrantëve që janë jashtë Kukësit.

Faleminderit për të gjithë atë mbështetje që na bënë për mandatin e dytë. Rrofshin kuksianët kudo që janë”, deklaroi Safet Gjici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zonat ku kanë avantazh PS dhe “Bashkë Fitojmë”

Si do jetë ecuria e garës në këto 9 bashki

“Gara për bashkinë e Kukësit, me sytë nga Londra..."

Pandeli Majko për BIRN: Këtu halli është me “H” të madhe!