MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

KQZ publikon shifrat/ Ja sa shqiptarë morën pjesë në votime!

30.06.2019 - 22:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha numrin zyrtar të pjesëmarrjes në votime të shqiptarëve gjatë ditës së sotme.

KQZ thotë se kanë marrë pjesë në votime 771.363 persona ose 21.6% e qytetarëve me të drejtë vote. Publikimi i rezultatit erdhi pas rreth tre orësh.

Deri në orën 18:00, KQZ bënte me dije se kishin marrë pjesë në votime 19% e zgjedhësve, ose 671 255 persona.

TIRANË

Numrin më të madh të votuesve në rang vendi e ka Bashkia e Tiranës. Kanë votuar 142247 zgjedhës. Kandidatë janë Erion Veliaj dhe Arben Skënderaj.

MALËSI E MADHE

Malësia e Madhe numëron rreth 6429 votues deri në orën 19:00. Kandidatë janë Pjerin Spathari dhe Tonin Marinaj.

SHKODËR

Në Bashkinë e Shkodrës kanë votuar 13123 zgjedhës. Vetëm Partia Socialiste ka kandidat dhe ai është Valdrin Pjetri.

VAU I DEJËS

Bashkia e Vaut të Dejës në qarkun e Shkodrës ka 4158 votues. Mark Babani i PS është kandidati i vetëm.

PUKË

Në Pukë 3630 zgjedhës kanë ushtruar të drejtën e votës. Gjon Gjonaj është kandidati i vetëm nga PS.

FUSHË ARRËZ

Në Fushë Arrëz kanë votuar 2200 zgjëdhës. Edhe në këtë bashki ka vetëm një kandidat dhe ai është Fran Tuci.

TROPOJË

Në Tropojë kanë votuar 3010 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Edison Hasanaj dhe Rexhë Byberi.

HAS

Në bashkinë e Hasit kanë votuar 3690 zgjedhës, edhe vetë komisionerët kanë pranuar pjesëmarrjen e ulët. Kandidati i vetëm është Liman Morina.

KUKËS

Në Kukës kanë votuar 9300 votues. Kjo bashki ka dy kandidatë, Safet Gjicin dhe Abedin Oruçin.

LEZHË

Në Lezhë kanë votuar 13000 zgjedhës. E diela e lezhjanëve si rrallëherë në zgjedhje ka qenë e qetë. Pjerin Ndreu , Salvador Kaçaj dhe Eduart Ndocaj janë kandidatët.

MIRDITË

Në Bashkinë e Mirditës kanë votuar 5100 zgjedhës. Ndrec Dedaj dhe Gjon Ndoj janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

KURBIN

Në Kurbin kanë votuar 6890 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Majlinda Cara e PS dhe Edmond Piroli.

MAT

Në Mat kanë votuar 7180 zgjedhës dhe kandidati i vetëm është ish-komandanti në gardë Agron Malaj.

DIBËR

Në Dibër kanë votuar 12614 zgjedhës. Janë dy kandidatë në këtë bashki, Dionis Imeraj dhe Shkëlzen Qoka.

KLOS

Në Klos kanë votuar 3500 zgjedhës, ndërsa kandidojnë Bedri Hoxha dhe Ilmi Hoxha.

BULQIZË

Në Bulqizë kanë votuar 6000 zgjedhës. Ilir Balla dhe Lefter Alla janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

KRUJË

Në bashkinë e Krujës kanë votuar 15000 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Artur Bushi që kërkon mandatin e dytë.

DURRËS

Në Durrës kanë votuar 30980 zgjedhës. Në këtë Bashki kandidon Valbona Sakollari dhe Valbona Sako.

SHIJAK

Në Bashkinë e Shijakut kanë votuar 4950 zgjedhës. Arben Pohumi dhe Elton Arbana janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

VORË

Në Vorë kanë votuar 4500 zgjedhës. I vetmi kandidat është Agim Kajmaku.

KAMËZ

Në bashkinë e Kamzës kanë votuar 8552 zgjedhës. Kandidatë janë Rakip Suli dhe Ylber Gjeta.

KAVAJË

Në Kavajë kanë votuar 6000 zgjedhës. Pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët. Kandidatë janë Bledar Sinella dhe Redjan Krali.

RROGOZHINË

Në Rrogozhinë kanë votuar 4617 zgjedhës. Haxhi Memolla është kandidati i vetëm.

PEQIN

Në Peqin kanë votuar 4746 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Lorenc Tosku.

BELSH

Në Belsh kanë votuar 6333 zgjedhës. Arif Tafani dhe Jashar Elezi janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

CËRRIK

Në Cërrik kanë votuar 5432 zgjedhës. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.

ELBASAN

Në Bashkinë e Elbasanit kanë votuar 34041 zgjedhës. Gledian Llatja është kandidati i vetëm.

GRAMSH

Në Gramsh kanë votuar 8623 zgjedhës. Sabri Ibrahimi dhe Klodian Taçe jan dy kandidatët për kryetarë bashkie.

LIBRAZHD

Në Librazhd kanë votuar 10099 zgjedhës. Në këtë bashki kandidon i vetëm Kastriot Gurra.

PËRRENJAS

Në Përrenjas kanë votuar 6777 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Nuri Belba dhe Myslim Karriqi.

LUSHNJË

Në Lushnjë kanë votuar 26540 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Fatos Tushë.

DIVJAKË

Në Divjakë kanë votuar 12150 zgjedhës. Fredi Kokoneshi është kandidati i vetëm.

FIER

Në Fier kanë votuar 39270 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Armando Subashi i PS.

PATOS

Në Patos kanë votuar 7631 zgjedhës. Rajmonda Balilaj është kandidatja e vetme.

ROSKOVEC

Në Roskovec kanë votuar 7380 zgjedhës. Majlinda Bufi është kandidatja e vetme për kryetare bashkie.

MALLAKASTËR

Në Mallakastër kanë votuar 5753 zgjedhës. Qerim Ismailaj dhe Robert Brahaj janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

URA VAJGURORE

Në Urën Vajgurore kanë votuar 5700 zgjedhës. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.

KUÇOVË

Në Kuçovë kanë votuar 7960 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Kreshnik Hajdari.

BERAT

Në Berat kanë votuar 16500 zgjedhës. Për kryetarë bashkie kandidojnë tre emra: Plarent Aleksi, Pavlo Shkarpa dhe Ervin Demo.
POLIÇAN

Në Poliçan kanë votuar 4570 zgjedhës. Adriatik Zotkaj është kandidati i vetëm.

SKRAPAR

Në Skrapar kanë votuar 3933 zgjedhës. Adriatik Mema është i vetmi kandidat.

POGRADEC

Në Pogradec kanë votuar 14842 zgjedhës. Ilir Xhakolli është kandidati i vetëm.

MALIQ

Në Maliq kanë votuar 12700 zgjedhës. Gëzim Topçiu i vetmi kandidat për kryetar bashkie.

PUSTEC

Në Pustec kanë votuar 2173 zgjedhës. Pali Kolefski dhe Edmond Themelko janë dy kandidatët.

DEVOLL

Në Devoll kanë votuar 7117 zgjedhës. Në këtë bashki janë 4 emra që garojnë për kryetarë bashkie, Eduard Duro, Fezi Shaholli, Ylli Cenkolli dhe Artur Porpollogu.

KORÇË

Në Korçë kanë votuar 18550 zgjedhës. Leonard Olli dhe Sotiraq Filo janë dy kandidatët.

KOLONJE

Në Bashkinë e Kolonjës, kanë votuar 4840 zgjedhës, në garë është vetëm përfaqësuesi i PD-së Erion Isai.

PERMET

Në Bashkinë e Përmetit kanë votuar gjithësej 4283 zgjedhës, edhe në këtë Bashki në garë është kandidatja e PS-së Alma Hoxha.

KËLCYRË

Në Bashkinë e Këlcyrës kanë votuar gjithsej 2557 zgjedhës, kandidat i vetëm, Klemend Ndoni.

MEMALIAJ

Në Bashkinë e Memaliajt, kanë votuar 3640 zgjedhës, kandidat i vetëm në zgjedhje, Gjolek Guci.

TEPELENE

Në Bashkinë e Tepelenës kanë votuar 4269 zgjedhës, garuan Tërmet Peci nga PS dhe Gëzim Malka, nga Bindja Demokratike.

GJIROKASTËR

Në bashkinë e Gjirokastrës, kanë votuar gjithsej 10038 zgjedhës, kandidoi vetëm kandidati i PS, Flamur Golemi

LIBOHOVË

Në bashkinë e Libohovës votuan gjithsej 1162 zgjedhës, Luiza Mandi nga PS-së ishte e vetmja kandidate.

DROPULL

Në bashkinë e Dropullit kanë votuar 2390 zgjedhës, Dhimitraq Toli kandidat i vetëm nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.

VLORE

Në bashkinë e Vlorës, votuan gjithsej 26703 zgjedhës, në garë ishin dy kandidatë, Dritan Leli nga PD dhe Valbona Mezini nga Bindja Demokratike.

SELENICË

Në bashkinë e Selenicës votuan gjithsej 5632 zgjedhës. Garuan Pëllumb Binaj, nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Marildo Hodaj nga Bindja Demokratike.

HIMARE

Në bashkinë e Himarës votuan 4000 zgjedhës, kandidonte i vetëm Jorgo Goro nga PS.

DELVINE

Në Bashkinë e Delvinës votuan gjithësej 2201 zgjedhës, kandidonte e vetme Majlinda Qilimi nga PS.

SARANDË

Në Bashkinë e Sarandës votuan gjithsej 7100 zgjedhës, Kandidatuan Adrian Gurma nga Aleanca për Shqipërinë Europiane si edhe kandidati i pavarur Ilir Nikolla.

FINIQ

Në Bashkinë e Finiqit votuan gjithsej 3800 votues, kandiduan Kristo Kico nga partia Mega si edhe Leonidha Hristo si kandidat i pavarur.

KONISPOL

Në Bashkinë e Konispolit votuan gjithsej 3150 votues, kandidat i vetëm ishte Shuaip Beqiri i PS