MENU
klinika

Punimet Elbasan-Qafë Thanë

Balluku: Brenda Qershorit përfundon procedura e Lotit II

02.05.2023 - 12:12

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar paraditen e sotme nga afër punimet e aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Balluku deklaroi se brenda muajit Qershor do të jetë e përfunduar procedura e Lotit të dytë të këtij aksi.

“Duhet thënë që brenda muajit Qershor ne do të kemi të gjithë procedurën për Lotin e dytë. I cili është një lot gjithashtu i rëndësishëm që nis në Mirakë.

Ministrja foli dhe për punimet për Korridorin e 8-të, ku theksoi se do shkurtojë me 20 km rrugën për në Strugë.

“Distanca për të shkuar në Strugë bëhet 20 kilometra më pak. Edhe kostot e investimit janë më të ulëta në këtë rast sepse nuk do na duhet të ngjitemi deri në Qafë-Thanë, për më tepër që edhe kuota midis dy vendeve, ishte i nevojshëm krijimi i tunelit. Faktikisht, gurin e themelit për Korridorin e 8-të qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vendosur në 4 Prill. Ne jemi ca më të avancuar sa i përket projektit, por duhet pasur parasysh që edhe ata me kontraktonin që kanë besoj do të ecin shpejt.

Ajo çka e bën shumë interesant Korridorin e 8-të për të cilin presim që të kemi një miratim zyrtar, për përfshirjen e tij në të gjitha korridoret evropiane dhe financimet e ardhshme të hekurudhës të jepen nga Bashkimi Evropian dhe fondet e bankave evropiane. Për ne ky korridor ka një vlerë të madhe për Portin e Ri të Durrësit pasi ka lidhje direkte, duke furnizuar kështu dhe Portin e Thatë të Strugës.”

Balluku e vlerësoi pozitivisht ecurinë e punës në këtë kantier, duke theksuar se për 4 muaj progresi është i dukshëm.

“Puna e parë me të cilin kemi nisur vitin ka qenë inspektimi i këtij kantieri. Unë shikoj që ka ecur shumë mirë, problematika nuk keni hasur, gjeologjia është e mirë. Jemi në muajin e 6-të të kontratës. Në Shtator fillojmë e shtrojmë asfaltin pa na e kapur shirat.“

Në përfundim, ajo tha se shumë shpejt do të jetë gati projekti për Bypassin e Elbasanit.

“Bypassi i Elbasanit është në fazë studimi, shumë shpejt do kemi projektin e për të filluar më pas garën. Sigurisht ne do të aplikojmë në fondet e Bankës Europiane për investim me shpresë për financim sepse autostrada Tiranë-Elbasan është shumë e frekuentuar.”

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci