MENU
klinika

Rama: Do të shkurtojë distancat

Pamjet nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

03.02.2023 - 10:39

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku po ndërtohet nënkalimin dhe ura automobilistike.

Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se ky projekt do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi si pjesë e Korridorit të 8-të.

“Dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.