MENU
klinika

“PD s’mund të mbetet peng i Sali Berishës”

Basha vazhdon takimet në Tiranë: Do bëj opozitë të vërtetë!

27.05.2023 - 12:59

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë. Pas takimit me të rinjtë disa ditë më parë, sot Basha ka ndarë vetëm një video të shkurtër, ndërsa mesazhin e tij e ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook. Basha është shprehur nuk do të behet kurrë pjesë e baltosjes, duke iu përgjigjur kështu sulmeve të Sali Berishës, për të cilin u shpreh se nuk mund ta mbajë Partinë Demokratike “peng” të halleve të tij.

“Vetëm një alternativë e qartë, mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike. Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë,”-shkruan Lulzim Basha në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË NGA MOMENTI I TAKIMIT:

Pas më shumë se një viti mungesë nga politika aktive, deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikthye këtë javë. Takimet e tij që do i zhvillojë në të gjithë vendin i nisi me të rinjtë, duke premtuar një frymë të re. Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nëse kishte frikë nga rikthimi i Bashës, qeshi dhe edhe njëherë përsëriti se ai ishte vegla e kryeministrit Edi Rama.