MENU
klinika

‘Bashkë Fitojmë’ fiton në Mirditë

Albert Mëlyshi i bën ftesën e pazakontë kryeministrit Rama

15.05.2023 - 21:50

Albert Mëlyshi nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar në Bashkinë e Mirditës. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij me anë të një statusi në Facebook, ku mes të tjerave ka ftuar edhe kryeministrin që të pinë një kafe në Rrëshen për të diskutuar për projektet që mund të zhvillojnë në Mirditë.

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, ju faleminderit për besimin tuaj!

Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua.

Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi!

Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”-shkruan ai.