MENU
klinika

“Kishte parregullsi”

“Bashkë fitojmë” kërkon rinumërim të votave në Lezhë

26.05.2023 - 13:00

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në Lezhë për anëtarët e këshillit bashkiak.

Koalicioni kërkon rinumërim të votave pasi prentendojnë se në qendrat e KZAZ 12 dhe 13 nuk është zhvilluar si duhet procesi, sepse komisionerët largoheshin shpesh nga tavolinat.

Në letrën drejtuar KAS thuhet gjithashtu se Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota dhe kjo ka bërë që Koalicioni “BF” të humbasë mandatin e 7 në këshill bashkiak.