MENU
klinika

"S'dua servila pranë vetes, ma bëjnë jetën e mërzitshme"

‘Bashkëpunëtorët’ pas hekurave, Rama: Ata më lëshuan mua, punuan pas shpine

10.05.2023 - 09:53

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lidhur me anëtarët e qeverisë së tij që kanë pasur probleme me drejtësinë, edhe pse është pyetur drejtpërdrejt për Saimir Tahirin dhe Arben Ahmetajn. Në “TopStory”, Rama tha se nuk është mburojë e askujt dhe se këtë gjë ia bën të qartë gjithë bashkëpunëtorëve të tij që në fillim.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Bashkëpuntorët janë të lëshuar nga ty, apo kanë faj vetë ata?

Rama: Nuk jam mburojë e askujt për drejtësinë, e kam thënë me ta, me të gjithë ata që ulen në tavolinë më mua. Kjo është fjalia e parë kur formohet një qeveri; këtu jeni sepse unë besoj tek ju, nga tani e më pas secili do të mbajë vendin me punën e vetë dhe me integritetin e vetë. Nëse mendoni se edhe do mbani vendin, do bëni edhe punë të përveçme për atë do të përgjigjeni vetë. Ia kam thënë hapur. Unë nuk jam për t’ju mbajtur ju, ju jeni për të më mbajtur mua dhe PS. Prandaj…

Sot kush janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm?

Rama: I kam të gjithë shumë të rëndësishëm. Nuk bëj dallime, nuk kam më të afërt.

Ka ndonjë individ që nuk e ka frikë Edi Ramën?

Rama: Servilizmi nuk është një virtyt ose cilësi që e kam të nevojshme, servilët janë të mërzitshëm, nuk të krijojnë mundësinë e energjizisë të marrëdhënies dhe të punës. Bashkëpunëtorët janë të rëndësishëm që të të sfidojnë. Servilët ta bëjnë jetën e mërzitshme. Nuk është e nevojshme, nuk më duhet. Ne kemi plan pune, kritere performance, afate. Puna është kryesorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN