MENU
klinika

Shkak, sëmundja që e vuajnë shumë gra

Bebe Rexha flet për luftën e saj me shtimin në peshë

08.05.2023 - 09:15

Bebe Rexha ka treguar se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” foli për çekuilibrin e saj të hormoneve në shfaqjen e “Gayle King SiriusXM” këtë javë, duke shpjeguar se gjendja mund të shkaktojë simptoma si cista ovariane, perioda të parregullta, puçrra fytyre, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë.

“Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe kam vështirësi me pamjen time dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS (sindromën e vezoreve policistike) dhe shumë gra e kanë atë. Dhe shumë femra e kanë dhe nuk e dinë”, tha Bebe Rexha, shkruan DailyMail.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artistja i kundërpërgjigjet fansave...

Arsyeja e trishtë e shtimit në peshë të Bebe Rexhës!