MENU
klinika

"Kishim nevojë të mbështeteshim diku"

Belinda Balluku: Ishte fushata më e bukur! Në Klos morëm një rezultat të jashtëzakonshëm

15.05.2023 - 21:47

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Belinda Balluku e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm, rezultatin e arritur në Bashkinë e Klosit, e cila u fitua nga kandidatja e PS Valbona Kola.

Në një deklaratë nga ambientet e zyrave të PS, Balluku u shpreh se kandidatja Kola ishte njeriu i duhur për të korrur fitoren në këtë Bashki.Sipas saj kjo ishte fushata më e bukur.

Balluku: Ishte një vendim i guximshëm, për të kandiduar Edona Kolën. Sigurisht edhe në këtë rast spektikët nuk ngujuan. U kujtuan për një histori të 2015-ës ku ajo krejt e vetme vendosi të kandidonte në Klos.

Arriti atë kohë një rezultat të jashtëzakonshëm, në atë kohë makineria e bëri të humbasë përmes manipulimeve. Unë isha e bindur që Valbona ishte zgjedhja e duhur për Klosin, njerëz që duan qytetin e tyre, që duan njerëzit, që duan Shqipërinë.

Ka qenë një nga fushatat më të bukura të jetës sime, një fushatë paqësore, e qetë. Një fushatë ku kemi mbjellë pemë, kemi mbjellë shpresë. Një fushatë për të qarë hallet, për të dëgjuar qytetarët tanë. Një fushatë për të kuptuar se çfarë duan njerëzit, dhe jo një fushatë për të ndarë socialistët e demokratët. Dhe në Klos, më mirë se kudo, kishim nevojë të mbështeteshim diku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë?

KQZ certifikon mandatet dhe kandidatët fitues