Ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për rritjen e rrogës së zyrtarëve të lartë.
Berisha tha se është pro rritjes së rrogës, por e konsideroi absurde që rrogat e mjekëve, policëve, mësuesve të rritet me 1%, ndërsa e depuetëve dhe ministrave dyfishohet.
Berisha deklaroi se ai nuk është kundër rritjes, por që nuk ai dhe deputetët e tij nuk do ta votojnë këtë projektligj.
“Ata që kanë nevojë, mjekët mësuesit, policiët të përfitojnë një rritje me 1%, një akt i tillë është jashtë cdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të tij tejkalon cdo cak. Jam pro rritjes së rrogës, nëse ka një faktor shkatërimtar ka qenë ngrirja e rrogave.
Ne nuk e votojmë. Ne nuk jemi kundër rritjes së rrogave. Jemi kundër mashtrimit, sit ë mjekëve dhe mësuesve. Nuk jemi gati të votojmë nëse themi se paga mestare do dyfishohet, hajde ta cojmë me minimumin jetik”, tha Berisha ndër të tjera.