Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari, ka folur në lidhje me eksperiencën e tij dhe dinamikat e forta të këtij edicioni.
Teksa ishte i ftuar në “Ftesë në pesë”, Arbri tregoi se është takuar disa herë më Luiz Ejllin në ambientet e “Top Channel” apo dhe në festat që u organizuan pas përfundimit të spektaklit ku kanë biseduar me njëri-tjetrin gjatë prapaskenave.
Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.
Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?
Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.